Flash News

KRYESORE

Teksa protestohet për Teatrin, Veliaj dhe Rama "provokojnë" me video live nga TOB

Teksa në hyrje të pedonales po mbahet protestë nga "Aleanca për  Mbrojtjen e Teatrit" për shkak të prishjes së Teatrit Kombëtar, Veliaj dhe Rama kanë postuar video-live (të inçizuara më parë) nga Teatri i Operas dhe Baletit.

" 🎭 Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit - ku pas 70 vjetësh solistët, orkestrantët, trupat tona të këngëtarëve e balerinëve, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Neë York apo Tokio - m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të "Aidës" me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror! Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës..."- shkruhet në postimin e kreu të Bashkisë Veliaj dhe të kryeministrit Rama.

Njëkohësisht, mbështetës të Teatrit, artistë e qytetarë po protestojnë për shembjen e Teatrit. Protestës i është bashkuar dhe opozita.

 

Të fundit