Flash News

KRYESORE

Teksasi nën alarm, 85 foshnje infektohen me koronavirus

Teksasi nën alarm, 85 foshnje infektohen me koronavirus

Në Teksas, SHBA situata me koronavirusin është bërë alarmante. Kjo pasi  pasi vetëm javët e fundit janë regjistruar 85 foshnjë nën 12 muajshe me COVID-19.

Të gjitha rastet janë në zonën e Qarkut Nueces. Zyrtarët lokalë u bëjnë vazhdimish thirrje qytetarëve të vendosin maska dhe të zbatojnë masat e distancimit social.

“Aktualisht kemi 85 fëmijë nën moshën një vjeç në Qarkun Nueces, të gjithë të testuar pozitiv me COVID-19″, tha Annette Rodriguez, drejtoresha e shëndetit publik në Corpus Christi.

“Këta fëmijë nuk e kanë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje,” shtoi më tej ajo.

Eksperti amerikan për sëmundjet infective, Anthony Fauci ngriti alarmin për vendosjen e masave.

“Në çdo moment jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe për këtë është e rëndësishme të vendosim maskën kudo për të parandaluar përhapjes e kooronavisurit”- tha Fauci.

Të fundit