Flash News

KRYESORE

Telefonata e lamtumirës, biseda mes lotësh e princit Harry me ish-të dashurën pak para dasmës

Të gjithë i kishin sytë tek dasma mbretërore dhe dashuria e kimia që përcollën çifti i sapomartuar Harry dhe Meghan. Gjithashtu u përfol shumë dhe për ish-të dashurën e princit Harry, Chelsy Davy, e cila ishte e pranishme në dasmë. Por asnjë nuk foli për ndjenjat e tyre. Ndonjëherë duket sikur disa skenare janë të shkruara vetëm nëpër filma, por edhe në jetën reale ndodhin, ashtu siç ka ndodhur me ish-të dashuruarit. ‘Vanity Fair’ shkruan se princi Harry dhe ish- e dashura e tij Chelsy Davy kanë pasur një telefonatë pak para ceremonisë, emocionuese dhe me shumë gjasa biseda e tyre e lamtumirës.

“Ishte telefonata e tyre e fundit, ajo e lamtumirës. Si për ta kuptuar që Harry po fillonte një jetë të re. Chelsy ishte aq e emocionuar sa nuk mundi të mbajë as lotët,”- kanë treguar për “Vanity Fair” miqtë e ish- çiftit.

Të fundit