Flash News

KRYESORE

Telefonata me Avdylajn “mbyll” Vangjush Dakon, sot nuk shkoi as në zyrë; refuzon të komentojë përgjimet e ‘Bild’

Telefonata me Avdylajn “mbyll” Vangjush Dakon, sot nuk shkoi as

Sot, gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ përmes gazetarit Peter Tiede publikoi 6 përgjime të reja që provojnë lidhjet e zyrtarëve të PS në Durrës dhe Shijak me kreun e bandës së njohur kriminale, Astrit Avdylaj për shit-blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Një nga bisedat e zbardhura është edhe ajo e Vangjush Dakos, kryetarit të bashkisë së Durrësit me kreun e bandës kriminale, Astrit Avdylaj.

Avdylaj i kërkon ndër të tjera Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, që të sigurojë që “puna” të përfundohet te zyra e regjistrimit të pasurive nga drejtori Ani Dyrmishi dhe më pas Dako të takohet me të dhe Vath Allën, (të dënuarin për vrasje).

Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën e tij nga kjo bisedë, në dukje mjaft miqësore.

Por, ajo që ra në sy është se sipas A2CNN, Dako sot nuk është paraqitur as në zyrën e tij në Bashkinë e Durrësit, të cilën ai e drejton prej 3 mandatesh.

Po ashtu, Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e reja që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane “Bild”. I kontaktuar nga A2CNN, Dako ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me këto përgjime.

Të fundit