Flash News

KRYESORE

Telefonata mes kryeministrit grek dhe Edi Ramës, Ministria e Jashtme tregon çfarë u diskutua

Telefonata mes kryeministrit grek dhe Edi Ramës, Ministria e Jashtme tregon

Mediat greke bënë publik faktin se ka pasur një telefonatë mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Sipas tyre, telefonata erdhi pas krizës për shkak të publikimit në fletoren zyrtare të ligjit për pronat, me të cilin Athina pretendon se është sekuestruar prona e minoritarëve grekë në Himarë.

“Çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është e përhershme në bisedat mes dy kryeministrave dhe çështja e lidhur me pronësinë ka qenë e mbetet e qartë.

Nuk ka pasur asnjë vendim të posaçëm lidhur me pronat e minoritarëve dhe vendimi i marrë nga qeveria për të tërë vijën bregdetare, i ka shërbyer një analizë të gjendjes së pronës në bregdet dhe identifikimit të pronave shtetërore përgjatë bregut.

Vendimi i ri çel procesin e regjistrimeve, tanimë mbi një bazë më solide të krijuar nga ndalimi i përkohshëm i regjistrimeve”, theksuan burime nga Ministria e Punëve të Jashtme, për BalkanWeb.

 

Të fundit