Flash News

KRYESORE

Telefonata Rama-Bolton, drejtori i Politiko ngre pyetjen: A është i drejtë ndryshimi i kufijve edhe nëse Trump thotë po?

Telefonata Rama-Bolton, drejtori i Politiko ngre pyetjen: A është i

Analisti dhe drejtori i Politiko.al, Alfred Lela nga studio e emisionit “Real Story” në Vizion Plus, ndër të tjera diskutoi për telefonatën e Edi Ramës me John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas Lelës, nëse Rama ka marrë në telefonatë nga Bolton dhe Sali Berishës i është "hequr viza" nga Amerika, të dyja lidhen me territorin e Kosovës. Ndërsa më tej ai ngre një pyetje për këtë çështje.

“Nëse Rama ka marrë në telefonatë nga Bolton dhe nëse Berishës i është hequr viza, të dyja kanë ndodhur në lidhje me atë që po konsiderohet copëtimi i Kosovës. Rama nuk e ka marrë atë telefonatë për qeverisjen e mirë. Për atë ka marrë shkrimin te VOA. Pyetja që duhet të bëjmë është: a është i drejtë ndryshimi i kufijve edhe nëse Bolton dhe Trump thonë se po”, u shpreh analisti Lela.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama, sot, në Twitter tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas Ramës në fokus të bisedës ka qenë Shqipëria dhe arritja e një marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Të fundit