Flash News

KRYESORE

Telegrami ekskluziv (1928)/ Urimi i presidentit amerikan, Calvin Coolidge, për mbretin Zog

Aurenc Bebja, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 15 shtatorit 1928, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit amerikan Calvin Coolidge dërguar mbretit Zog.

Tiranë, 14 shtator.  Mbreti Zog sapo ka marrë shkresën e mëposhtme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara :

“Unë jam i kënaqur t’i përcjellë Madhërisë Tuaj dhe popullit shqiptar urimet e mia me rastin e ngjitjes tuaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në formimin e dëshirave më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë Tuaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë.”

(Nënshkruar): CALVIN COOLIDGE

Të fundit