Flash News

KRYESORE

Telekom Serbia në Shqipëri, a do të ndryshojë Rama dhe ministrat numrat e telefonit?

Telekom Serbia në Shqipëri, a do të ndryshojë Rama dhe

Kompania Telekom Serbia është ajo e cila ka bërë edhe ofertën më të lartë për të blerë aksionet e kompanisë shqiptare Telekom-Albania. Por duket se kompania në fjalë nuk është e mirëpiritur nga shtetit shqiptar dhe këtë ja ka bërë të ditur edhe vetë kompanisë.

Një levizje e tillë, nëse gjithmonë do të arrihet, ka ngritur shqetësimin edhe sa i takon sigurisë kombëtare. Kjo për shkak se thuajse të gjitha ministritë, përfshi edhe drejtuesit e tyre së bashku me kryeministrin, janë abonentë të kompanisë Telekom-Albania.

A do të ndryshojnë numrat e telefonit dhe kompaninë kryeministrid eh ministrat, nëse Telekom Serbia blen aksionet e Telekom-Albania, kjo mbetet për t’u parë por nëse njëmarrëveshje e tillë do të realizohet ministria e Mbrojtjes, e cila konsiderohet si një institucion me rëndësi të veçantë strategjike për çështjet e ndërlidhjes dhe komunikimit, me gjasë do të jetë e para që do të ndryshojë kompani, përfshi edhe vetë ministren Xhaçka.

Terheja e kompanisë serbe, do t’i linte vendin dy ofertave të kompanive bullgare, Vivacom dhe Globul Telenor, dhe asaj të manjatit grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmës Motor Oil Hellas.

Të fundit