Flash News

KRYESORE

Televizioni i akuzoi se u larguan për shkelje profesionale, reagon Suada Daci

Ish-moderatorja e emisionit “Rreze Dielli”, Suada Daci, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të televizionit ku punonin, ajo dhe Alban Musa ishin larguar nga emisioni për shkelje profesionale.

Moderatorja u largua së bashku me kolegun Alban Musa nga programi i mëngjesit dhe sipas saj, programi ishte kthyer në një “detyrë shtëpie” ndaj largimi ishte zgjedhja më e mirë.

Drejtuesit e televizionit u shprehën duke thënë  se Alban Musa ka shkelur masat higjienike të vendosura për t’u mbrojtur nga koronavirusi, duke rrezikuar shëndetin e punonjësve të tjerë, ndërsa moderatorja Suada Daci thuhet se është larguar pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale:

“Suada Dacit iu dha mundësia të punonte për herë të parë para telekamerave, u zëvendësua me një profesioniste në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë në drejtimin e emisioneve. Daci largohet pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup”.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja Suada Daci të reagojë për justifikimet e televizionit duke u shprehur se nuk të mban në punë njeri për 7 muaj, nëse nuk je profesionist.

Suada ka publikuar edhe një foto të një reagimi nga ana e kolegut Artan Hoxha, i cili shprehet në një koment se këto lloj justifikimesh janë të turpshme.

Të fundit