Flash News

KRYESORE

Televizioni i Baton Haxhiut lartëson Gent Cakën: Homologët i kërkuan kontakte personale në Samitin e Bukureshtit

Televizioni i Baton Haxhiut lartëson Gent Cakën: Homologët i

Televizioni Klan Kosova, që drejtohet nga Baton Haxhiu i ka bërë jehonë pjesëmarrjes së Gent Cakës në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, që zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt.

Në kronikën e lajmeve, theksohet se Cakaj u dallua mes 28 homologëve, të cilët kërkuan ta njihnin më shumë djaloshin 28-vjeçar, duke i kërkuar edhe kontakte personale.

Baton Haxhiu, mik i ngushtë i kryeministrit Rama, është përfolur si personi që ka sugjeruar emërimin e Cakës në postin e kreut të diplomacisë shqiptare.

I ndrojturi Gent Cakaj nis punën si diplomat i deleguar i Ramës

Kronika e Klan Kosovës:

Pasi i janë deleguar të gjitha kompetencat e Minsitrit të Jashtëm, zëvendësministri Cakaj ka realizuar vizitën e parë zyrtare jashtë Shqipërisë, duke u dalluar në mesin e homologëve nga 28 vende, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të krijojnë njohje dhe kontakte personale me të.

Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka realizuar vitzitën e parë zyrtare, pas delegimit të kompetencave të plota prej ministri, në Bukuresht.

Pak më shumë se një javë, që prejse udhëheq me diplomacinë shqiptare, Cakaj ka lënë shenjën e tij me paraqitjen në Samitin e Bukureshtit.

Ky samit ishte platforma e përkryer për prezantimin e Cakajt në rrafshin ndërkombëtar, me statusin e kryediplomatit fuqiplotë.

Dhe ai s’e ka lënë t’i ikë kjo mundësi, pasi raportohet se biseda me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini ka qenë shumë e frytshme, ndërsa ka marrë lëvdata nga homologët në krye të diplomacive më të fuqishme evropiane.

https://www.youtube.com/watch?v=_dqkK73xNnk

Të fundit