Flash News

KRYESORE

Teliti: PD do të shqyrtojë të gjitha kontratat e dyshimta të dhëna nga Rama

Teliti: PD do të shqyrtojë të gjitha kontratat e dyshimta të

Drejtori i Kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti e bëri të qartë se kur opozita e bashkuar të vijë në pushtet, do të rishikohen të gjitha kontratat me koncesion të dhëna nga qeveria Rama dhe shkelësit do të japin llogari.

“Opozita ka dhënë mbështetje maksimale për çdo biznes të ndershëm që vepron në vend. Ne besojmë se kontratat koncesionare të rrugëve Balldren dhe në Orikum janë korruptive. Kontratat koncesionare kanë marrë formë ligjore. Por sipas specialistëve tanë, këto kontrata do të anulohen sapo opozita të vijë në pushtet, me anë të ligjit anti-mafia.

Kur ne të vijmë në pushtet, do të marrim në shqyrtim të gjitha kontratat e dyshimta. Ne jemi parti e djathtë, mbështesim biznesin, por jo atë që është i dyshuar. Pse është në ligj nuk do të thotë se është e drejtë. Kemi dy afera të dyshuara korruptive, atë në Lezhë dhe në Orikum”, tha Teliti në “Real Story” në News 24.

Të fundit