Flash News

KRYESORE

Temperatura -40 gradë dhe ngrica, bllokohen gjatë ekspeditës shqiptarët e parë që arritën majën e Antarktikut

Alpinistët Arianit Nikqi dhe e bija 17-vjeçare Mrika Nikqi, shqiptarët e parë në botë që prekën majën më të lartë të kontinentit të Antarktikut, kanë mbetur të bllokuar gjatë ekspeditës së tyre.

Ata janë bllokuar në tendë, në një vend ku temperaturat arrijnë në -40 gradë celcius. Bashkë me ta, janë edhe pjesa tjetër e grupit të alpinistëve.

Në rrugën e kthimit, nga moti aspak favorizues dhe temperaturat e ulta, ata kanë ndeshur probleme të vazhdueshme që kanë shkaktuar edhe zgjatjen e udhëtimit përtej parashikimeve.

Mrika dhe babai i saj, Arianit Nikqi, kanë pushtuar me sukses majën më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem.

Të fundit