Flash News

KRYESORE

Temperatura të ulëta, tre të vdekur në Athinë

Temperatura të ulëta, tre të vdekur në Athinë

Moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë Greqinë prej disa ditësh, ka bërë që tre persona të humbasin jetën.

Sipas mediave greke, dy burra dhe një grua janë gjetur të pajetë dhe dyshohet për shkak të të ftohtit. Trupi i pajetë i gruas, u gjet ditën e shtunë brenda një makine ndërkohë që dy burra janë gjetur pa shenja jeta paraditen e së dielës.

Në zona të caktuara të Greqisë temperatura ka zbritur në minus 18 ndërsa shumë zona janë të izoluara për shkak të sasive të mëdha të reshjeve të dëborës.

Sipas parashikimeve, javën e ardhshme pritet që edhe pjesa tjetër e Europës të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Të fundit