Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta "i vënë flakën" Kalifornisë, 12 persona të plagosur dhe shumë të tjerë të bllokuar nga zjarri

Temperaturat e larta "i vënë flakën" Kalifornisë,

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një zonë të Kalifornisë, nga i cili kanë mbetur të lënduar disa persona.

Përmasat e vatrës së zjarrit kanë qenë aq të rrezikshme saqë gjatë operacionit të shpëtimit është nevojitur ndërhyrja e helikopterëve për të dërguar të evakuuarit nga rezervuari Mammoth në veri-lindje të Fresno.

Ekipet e shpëtimit të kthyera nga vendngjarja kanë thënë që numri njerëzve të bllokuar është i panjohur.

Zjarri nisi rreth orës 18:45 të premten, si pasojë e temperaturave tepër të larta që po përjeton Australia këto ditë, duke përfshirë në pak orë rreth 5,000 hektarë të “Pyllit Kombëtar Sierra”, zonë e njihet edhe për terrenin e saj të vështirë. Deri më tani dy persona janë plagosur rëndë dhe 10 të tjerë kanë lëndime të lehta.

Një njoftim nga Distrikti i Mbrojtjes nga Zjarri i Qarkut Fresno pak para mesnatës tha se 63 persona ishin mundur të shpëtoheshin me helikopter ushtarak, duke u dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar të Fresno Yosemite.

Temperaturat në Kaliforni kanë shënuar një tjetër rekord gjatë ditëve të fundit. Termometri 49 gradë C pritet të zgjas gjatë gjithë fundjavës dhe Shërbimi Kombëtar i Motit, paralajmëroi se një rritje e tillë “e rrallë, e rrezikshme dhe shumë fatale" është kthyer në problematikë për të gjithë pjesën e Kalifornisë jugore.

Të fundit