Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta/ Jepet alarmi për zjarret, 4 zonat që rrezikohen, mes tyre edhe Tirana

Temperaturat e larta/ Jepet alarmi për zjarret, 4 zonat që rrezikohen,

Ndërsa termometri shënon rreth 30 gradë, një temperaturë jo e përshtatshme për stinën pranverore në të cilën gjendemi, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep alarmin e rrezikut për zjarret.

Sipas IGJEUM, zonat më të rrezikuara janë Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlora.

“Sot pasdite (e shtunë, dt.14) dhe nesër (e diel, dt.15) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, kurse në qarqet Durrës, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Pjesa tjetër e territorit do të ngelet në nivelin “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, sqaron IGJEUM.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17/ 29 °C

në vendet e ulëta: 19 / 28 °C

në vendet malore: 12 / 21 °C

Të fundit