Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta riaktivizojnë zjarrin në Tepelenë, digjen dhjetra hektarë pyje

Temperaturat e larta riaktivizojnë zjarrin në Tepelenë, digjen

Temperaturat e larta në vend kanë bërë që të riaktivizohen vatrat e zjarrit në disa zona.

Mësohet se në Tepelenë janë përfshirë nga flakët dhjetra hektarë pyje , ndërkohë që vijon të digjet hapësira e gjelbër në Ujin e Ftohtë.

Përgjegjësi i zjarrfikësve në Tepelenë, Velo Abazi deklaron se terreni i vështirë dhe i thepisur nuk lejon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, por pavarsisht terrenit të vështirë situata është nën monitorim.

Sipas Abazit edhe ndërhyrja me helikopter do të ishte e paefektshme për shkak të lartësisë së pemëve që nuk do të lejonte përshkimin e ujit në vatrën e zjarrit.

Të fundit