Flash News

KRYESORE

Tendencë drejt rënies, për të pestën ditë radhazi në Itali regjistrohen më pak viktima me koronavirus

Tendencë drejt rënies, për të pestën ditë radhazi

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara ditën e sotme, në Itali kanë ndërruar jetë 482 persona ndërsa 3491 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për të pestën ditë radhazi nga Italia fqinje vijnë lajmë të mira duke u ulur çdo ditë numri i viktimave, ku kurba është sheshuar dhe ka marrë një tendencë drejt rënies.

Përmirësimit të situatës qeveria italiane i është përgjigjur me lehtësim të masave duke lejuar që disa biznese të funksionojnë por megjithatë qytetarët do të duhet të presin majin për të lëvizur më lirshëm.

Ndërkohë në total, Italia ka regjistruar 175,925 të prekur nga koronavirus, 23,227 viktima dhe 44,927 të shëruar.

 

Të fundit