Flash News

KRYESORE

Tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh”? Reagon Majko: Ja vlen të organizohet tjetër lojë “mos u mërzit motër”!

Së fundmi, ka qarkulluar një informacion se Ministria e Diasporës ka hapur një nga tenderat më të çuditshëm në 30 vitet e fundit; 

Kjo Ministri, e drejtuar nga ministri Pandeli Majko, ka porositur printimin e plot 2,000 lojërave “Mos u nxeh”, së bashku me kopsat dhe zaret në 4 qytete të vendit: Tiranë, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër.

Megjithatë, pas publikimit të rastit në media, ministri Majko ka sqaruar se Ministri i Shtetit për Diasporën nuk ka buxhet të merret me tendera.

 

 

 

 

 

 

“Për informacion, Ministri i Shtetit për Diasporën nuk ka buxhet ndaj ka “fatin" te mos merret me tendera.

Agjencitë përgjegjëse për diasporën (në rastin konkret Qendra e Botimeve për Diasporën) e menxhojnë buxhetin e tyre mbi vendimmarrje te Këshillave drejtues të cilat përbëhen nga përfaqësues nga ministri te ndryshme.

Për “lodrën” dhe “lodërtarët" e lojës në fjalë Qendra e Botimeve ka dhënë një sqarim publik qe prej katër ditësh në faqen e saj.

https://ëëë.facebook.com/…/a.3184312054391…/650400642242188/

Loja e “novative" është vec një program plotësues i mësimdhënies në diasporë për fëmijët. Me sa duket, ja vlen të organizohet edhe një lojë tjetër “MOS U MERZIT MOTER”!”, shkruan Majko.

Të fundit