Flash News

KRYESORE

“Tender për aeroportin e Vlorës”, reagon nënkryetari i PD: Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër

“Tender për aeroportin e Vlorës”, reagon nënkryetari

Kryeministri Edi Rama tha sot se tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, do të fillojë në javën e parë të tetorit.

Madje, ai u justifikua se procesi i ndërtimit të aeroportit ishte në fazën e “ngrirjes” për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke i cilësuar premtimet e tij në prag të zgjedhjeve si filma dhe projekte në letër.

“Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura.

Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasigurte se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë”, shkruan Paloka.

Të fundit