All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Tenderi abuziv i ushqimeve”, PD kallëzon Xhaçkën dhe dy kompani: Kanë kryer 6 vepra penale

“Tenderi abuziv i ushqimeve”, PD kallëzon Xhaçkën
All - Paragraf - 1

Me anë të një deklarate, Partia Demokratike njoftoi se dorëzoi në SPAK kallëzimin Penal në ngarkim të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, të cilët PD e akuzon për abuzim me tenderin e ushqimeve. Gjithashtu, persona të tjerë të kallëzuar janë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, Shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefitin dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova, thuhet në njoftimin e PD.

All - Paragraf - 3

Selia Blu e akuzon ministren Xhaçka dhe dy kompanitë në fjalë për 6 vepra penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Partia Demokratike njofton se kallëzimi është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmet Bardhi, ndërsa, sipas deklaratës së PD, mësohet se “Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë. Rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese "EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit”.

Gjithashtu, në kallëzim evidentohet se kompania  "EUROVIA” shpknj, nuk përmbush kriterin ligjor të eksperiencës së ngjashme ne fushën e furnizimit me produkte ushqimore  në 3 vitet e fundit. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj “tregtimin e ushqimeve”, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:

1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?” - thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar. “Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, - thuhet në kallzimin e PD.

Të fundit