Flash News

KRYESORE

Tenderi i dyshimtë i ‘Unazës së Re’, Agron Shehaj: Kompania fituese del vend-parkimi, u krijua dy muaj para projektit

Tenderi i dyshimtë i ‘Unazës së Re’, Agron Shehaj:

Pas zbulimit të skandalit në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman [kompania mëmë e DH Albania], e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, të ftuarit kanë bërë analizën e tyre.

Deputeti i Partise Demokratike, Agron Shehaj, i ftuar ne studio u shpreh se kishte bërë hetime në lidhje me kompaninë që kishte marrë tenderin dhe se zyrat e saj dalin ne nje parking.

“Kur ti dëgjon që një nga kompanitë që ka fituar tenderin është një nga kompani është offshore, duhet parë kush është ky. Koncesionet i kanë fituar të gjithë oligarkë shqiptarë, s’ka fare të huaj në këto 5 vite. Rama ndan pushtetin. Flitet për kompani, që nuk ekzistojnë fare. Shof në Google Maps, kompania më del në një parking. Kontrolloj t’i vërtetoj, kërkoj informacione, dhe shumë thjeshtë dhe më del që kjo kompani është krijuar në vitin 2018,” përfundoi Shehaj.

“Unaza e Re”/ Kompania fituese e tenderit 18 milionë euro është fantazëm; falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit

Të fundit