Flash News

KRYESORE

Tenderi i ri për teatrin i paracaktuar? Kompanitë duhet të sakrifikojnë 30 mln euro për një fitim më të vogël se ‘Fusha shpk’

Tenderi i ri për teatrin i paracaktuar? Kompanitë duhet të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të Partisë Socialiste kanë shpallur “fitoren” pas letrës së Komisionit Evropian për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në letër ngrihej shqetësimi për mungesën e transparencës në hartimin e ligjit dhe përjashtimin nga gara të kompanive të tjera të interesuara.

Gjithsesi, Veliaj dhe deputeti Erjon Braçe u shprehen të bindur se teatri i ri do të ndërtohet, por nuk sqarojnë rrugën që duhet ndjekur. Vetë Veliaj ka theksuar se për teatrin e ri duhen 30 milionë euro që shteti shqiptar nuk i ka për “t’i hedhur” në këtë institucion.

Kompanisë që iu dha e drejta për ndërtimin e godinës së re është ‘Fusha shpk’, e cila zotëron një hapësirë toke pas truallit të teatrit. Skema e përdorur nga Veliaj dhe Edi Rama në bashkëpunim me këtë kompani ishte e thjeshtë: ‘Fusha shpk’ do të ndërtonte teatrin e ri vetëm pasi të merrte një pjesë të truallit të godinës ekzistuese ku do të ngriheshin edhe gjashtë kulla, përfshirë tokën që zotëron vetë kompania.

Pyetja që lind tashmë është se, cila kompani do shprehet e gatshme të shpenzojë 30 milionë euro për Teatrin e ri Kombëtar, por pa marrë asnjë përfitim nga mbrapa?

Bazuar në deklaratat e Veliajt dhe të Ramës, shteti nuk ka 30 milionë euro për këtë investim, ndaj privati duhet t’i nxjerrë nga xhepi i tij këto para.

Llogjika thotë se çdo kompani që do të hyjë në garë, duhet të llogarisë edhe përfitimin që do ketë nga ky investim.

E vetmja mënyrë që një kompani të përfitojë diçka me ndërtimin e Teatrit Kombëtar është që të marrë mjaftueshëm truall të këtij institucioni për të ndërtuar një ose më shumë kulla, pasi në të kundërt asnjë biznesmen nuk është aq i çmendur sa të derdhë 30 milionë euro pa marrë mbrapa përfitimin.

Deri më tani, vetëm kompania ‘Fusha shpk’ ka të gjitha kushtet për të dalë me përfitim maksimal nga ky investim, pasi toka që ajo zotëron dhe toka që do përfitojë nga teatri i japin luksin për të ndërtuar gjashtë kulla në qendër të Tiranës. Për çdo kompani tjetër, toka e teatrit (që do i falej ‘Fusha shpk’) ka hapësirë të kufizuar dhe numri i kullave do ishte shumë më i vogël, çka ndoshta nuk e bën të favorshme financiarisht “sakrifikimin” e 30 milionë eurove për Teatrin e ri Kombëtar.

Por edhe kjo situatë mund të ndryshojë nëse Edi Rama i rikthehet planit të tij të vjetër, një kompleks kullash me teatër brenda...

Të fundit