Flash News

KRYESORE

Tenderi i Unazës së Madhe, PD nxjerr dokumentet: Kriteret janë ndryshuar për llogari të Gjoka Konstruksion

Partia Demokratike ka publikuar dokumentet, që sipas tyre, dëshmojnë mashtrimin publik të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për tenderin e paracaktuar të Unazës së Madhe.

Në dokumentet e Agjencisë së Prokurimeve Publike, sipas Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, dëshmohet qartë se kriteret janë ndryshuar për llogari të Gjoka Konstruksion.

"Në tryezën e pazarit është vënë licenca që Gjoka Konstruksion disponon, pra NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit dhe kjo e ka shtyrë ARRSH të rrëshqasë në rrjedhën e paligjshmërisë së nisur në shtator 2018", shkruhet ndër të tjera.

Reagimi:

Në përgjigje të reagimit të dëshpëruar të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky i fundit, meqë ka marrë përsipër barrën e rëndë të pastrojë të papastrueshmet e kryeministrit-urdhërues, duhet të sqarojë:

Përse gënjen publikisht kur deklaron se “Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.” ?

Përse kriteri për paraqitjen e licencës u ndryshua nga licenca NP – 12/G Punime të inxhinierisë së mjedisit, në licencën NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit?

Në tryezën e pazarit është vënë licenca që Gjoka Konstruksion disponon, pra NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit dhe kjo e ka shtyrë ARRSH të rrëshqasë në rrjedhën e paligjshmërisë së nisur në shtator 2018.

Faktet e mësipërme janë zyrtarisht të publikuara në sistemin e prokurimit publik elektronik dhe, pavarësisht kësaj, ARRSH-ja, nën urdhrat e kryeministrit, merr përsipër të deklarojë fals, pasi nuk u mjaftua me tentativën për t’i dhuruar tender kompanisë fantazëm me dokumente po false.

Me ketë deklaratë që paraqet fakte të rreme, ARRSH-ja nuk bëri gjë tjetër, veçse vërtetoi denoncimin e sotëm të PDSH.

Të fundit