Flash News

KRYESORE

Tenderi për palestrën, reagon drejtori i Autoritetit Portual: U bë nga paraardhësi im

Tenderi për palestrën, reagon drejtori i Autoritetit Portual: U

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici, pas lajmit të publikuar në TPZ.AL, ka reaguar për herë të parë në lidhje me tenderin për ndërtimin e një palestre në port.

TPZ.AL publikoi dokumentet si dhe shumën e përdorur për këtë palestër. Mirëpo drejtori është shprehur se investimi ka qenë i paraardhësit të tij. Ai thotë se tenderi është firmosur para se ai të merrte postin e drejtorit si edhe ky projekt synon t’i vijë në ndihmë forcave të sigurisë të Portit. Drejtor i Autoritetit Portual Durrës, para Qiricit, ka qenë Aleksandër Lipivani, i cili vinte nga radhët e LSI-së.

Lidhur me dyshimet se për çfarë mund t'i shërbejë portit një palestër, Qirici justifikohet duke thënë se palestra do të jetë për forcat e sigurisë. Por një palestër të tillë nuk e kanë në dispozicion as efektivët e policisë të cilët përplasen çdo ditë me keqbërës.

Reagimi i Artjan Qiric:

“Tenderi i veglave për palestër është në përmbushje të realizimit të planit të blerjeve të Plan Biznesit 2017 që ne po mbyllim. Unë jam me postin e drejtorit vetëm prej një muaj tashmë dhe jam i obliguar t’i përmbush realizimin e këtij plani, miratim dhe vendim i Këshilli Drejtues.

Unë ndodhem në mes të procedurës e cila ka filluar kohë më parë qoftë me vetë Plan Biznesin, por edhe me dokumentin e tenderit. Të cilat janë realizuar kohë më parë nga grupi i punës dhe të zbatim të plotë të APD-së.

Drejtori Ekzekutiv nuk bën asgjë në kundërshtim apo të pengojë realizimin e Plan Biznesit të aprovuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës. Përkundrazi detyra jonë është të bëjmë më të mirën në zhvillimin e portit.

Blerja e këtyre veglave gjimnastikore janë në vazhdim të një projekti i cili ka filluar me krijimin e kushteve të një palestre moderne. E cila do të vijë në ndihmë të forcave të sigurisë të Portit (155 në total). Dhe në kuadër të përgatitjeve të përgjithshme, ne planifikojmë edhe qitje me pistoletë, por edhe një sërë normash të tjera në zbatim të “Internacional Standart of Ports Sicurity”. Të cilën prej vitesh tashmë jemi duke e zbatuar me sukses".

Çfarë përmbante tenderi:

Tpz.al disponon dokumentet e një tenderi nga Autoriteti Portual Durrës, ku objekti është për “blerje pajisje palestre” me një fond limit 7.250.000 lekë. Kohëzgjatja për ekzekutimin është 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës. Në dokument shkruhej se ky institucion do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj. Të gjitha këto pajisje do të shërbejnë për tonifikimin e trupit, dhe pse jo të shtimit të muskujve.

Autoriteti portual i Durrësit kontrollon hyrje daljet e mallrave dhe pasagjerëve nga porti më i madh në Shqipëri. Ndërkohë, që gjeneron ligjërisht miliona euro fitime për shtetin, pasi merr taksë nga sheshet, tragetet, anijet e deri te pasagjerët.

Megjithatë, drejtori i këtij institucioni, Artjan Qirici bashkë me vartësit e tij, kanë filluar të shëndoshen. Dhe, për të hequr kilet apo stresin, kanë menduar që në ambientet e portit të bëjnë edhe një palestër.

Sipas dokumenteve, ky autoritet kërkon 29 pajisje për palestrën;

Tërheqës statik i dyanshëm

Stol i rregullueshëm

Stol olimpik 45 °

Stol olimpik i shtrirë

Mbajtëse boshtesh

Kërcitës barkor

Shtytës me stol horizontal peshash

Shtytës këmbësh

Makineri shumë funksional (4 makineri në një

Shtytës në thellësi

Gira

Biçiklet mekanike

Pistë vrapimi

Bosht me gunga

Bosht 150 cm

Bosht 220 cm

Thes boksi

Dorezë boksi

Leva ushtrimore (STRAIGHT ROTATING TRICEPS BAR)

Leva ushtrimore (MULTI-EXERCISE BAR)

Leva ushtrimore (TRAZY BAR)

Leva ushtrimore (TRICEPS ROPE)

Leva ushtrimore (TRICEPS PRESSDOËN BAR)

Leva ushtrimore (COMPLETE HANDLE)

Leva ushtrimore (LAT MACHINE BAR)

Mbajetëse girash

Mbajtëse peshash olimpike

Pesha Olimpike

Shkallë suedeze.

 

Të fundit