Flash News

KRYESORE

Tenderi për respiratorët, Vokshi: Situata nuk menaxhohet me gjoba nga ERTV

Tenderi për respiratorët, Vokshi: Situata nuk menaxhohet me gjoba nga

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, reagoi në lidhje me tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë për respiratorët. Vokshi publikoi një video ku Kryeministri Edi Rama në një deklaratë shprehej se “është siguruar stoku i medikamenteve dhe materialeve”. Mirëpo, sot, u publikua dokumenti ku Ministria e Shëndetësisë hapte tender për blerjen e respiratorëve. Vokshi shprehet se “situata nuk menaxhohet as me gjoba nga ERTV dhe as me daljet e Ramës nga vila 2 milion euro në Surrel”.

Albana Vokshi: Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit. Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse Kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë,  aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme.

Sot mediat publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë ka hapur me urgjencë tenderin me afat vetëm 24 orë për blerjen e këtyre pajisjeve

Situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës. Për shëndetin e mjekëve dhe të shqiptarëve duhen veprime të shpejta, që i paraprijnë përkeqësimit të situatës.  Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë  kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë.

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158262138649429/?d=n

Të fundit