Flash News

KRYESORE

Tenderi me vlerë 60 milion lekë, KQZ vihet nën hetim

Tenderi me vlerë 60 milion lekë, KQZ vihet nën hetim

KQZ është vënë nën hetim administrativ për një tender me vlerë 60 milion lekë për blerjen e materialeve të votimit. Agjencia e Prokurimeve Publike kërkon informacion të thelluar për procedurën e prokurimit dhe dokumentacionin e plotë të të gjithë ofertuesve.

Mësohet se kontrata me kompaninë fituese u lidh në Prill të 2017-s, kur institucioni drejtohej nga Denar Biba. Prokurimi në atë kohë, situata politike ishte në krizëdhe nuk dihej nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhje, u bë me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, procedurë që ndiqet në kushte emergjence.

Kontrata përshinte prodhimin e votave të fshehta dhe kutive të kartonit që përdoren për të verbërit, zarfave të sigurisë, tabelave të rezultateve, manualeve të trajnimit dhe prodhimin dhe afishimin e materialeve promorcionale.

Në shkresën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , Agjencia e Prokurimeve kërkon që i gjithë dokumentacioni i tenderit t’i vihet në dispozicion brenda 7 ditëve.

Të fundit