Flash News

KRYESORE

Tension mes Ramës dhe Metës në Tiranë, por dy socialistë shoqërojnë Presidentin në Kalabri

Kemi një krisje me Presidentin, u shpreh kryeministri Edi Rama në seancën e fundit plenare, duke pasur parasysh vendimin e kreut të shtetit për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Por pavarësisht tensionit mes mazhroancës dhe Presidencës në Tiranë, socialistët nuk e kanë lënë vetëm Ilir Metën në vizitën e tij në Kalabri.

Në materialet që shpërndarë për mediat zyra e shtypit të kreut të qeverisë, shfaqen edhe dy socialistët, si pjesë e delegacionit të Metës në këtë vizitë. Bëhet fjalë për ministrin e Diasporës Pandeli Majko por edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Fatmir Toçi.

 

Të fundit