Flash News

KRYESORE

Tension në Elbasan gjatë mitingut të Ramës, protestuesit thyejnë kordonin e policisë

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Elbasan, në kuadër të fushatës elektorale.

Ashtu si në çdo qytet, edhe në Elbasan mbështetës të opozitës janë grumbulluar për të protestuar kundër tij.

Me pankartat, “Rama ik”, qindra mëbshtetës të Partisë Demokratike, protestojnë për largimin e qeverisë.

Teksa kryeministri  Edi Rama mori fjalën protestuesit e opozitës reaguan menjëherë duke u përplasur me forcat policore. Ata  kanë thyer dhe  kordonin e policisë.

Edhe katër ditë na ndajnë nga zhvillimi i zgjedhjeve dhe situata në çdo qytet është e tensionuar. Presidenti Meta kërkoi ç’dekretimin e tyre, ndërsa Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e tij duke e çuar vendin në zgjedhje në 30 qershor.

 

Të fundit