Flash News

KRYESORE

Tension në Kakome, banorët përplasen me punonjësit e kompanisë private: Pse keni zaptuar plazhin publik?

Tension në Kakome, banorët përplasen me punonjësit e

Disa banorë në të zonës së Kakomes në Sarandë janë përplasur me punonjësit e sigurisë të një kompanie private, e cila po ndërton një rezort në atë zonë dhe nuk i lejon banorët që të hyjnë në plazhin publik.

Banorët kanë treguar për mediat se duan të shkojnë te pronat e tyre dhe se plazhi është publik. “Jemi banorë autoktonë dhe nuk ka pse tokën tonë ta marrin kompanitë private”, janë shprehur njëzëri ata.

Debate ka pasur mes tyre dhe punonjësve të sigurisë së kompanisë private. Këto të fundit kanë kërcënuar se do të nxirrnin armët. Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia.

Të fundit