Flash News

KRYESORE

Tension në komisariat/ PD: Nuk e njohim drejtorin e Policisë së Tiranës; sjellje kriminale ndaj qytetarëve

Tension në komisariat/ PD: Nuk e njohim drejtorin e Policisë së

Sjellje kriminale e ka konsideruar Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, veprimin e Policisë së Tiranës ndaj banorëve të ‘Unazës së Re’. Katër qytetarë po mbahen në komisariatin e Kombinatit, por, sipas PD-së, çdo veprim po kryehet në shkelje me ligjin.

Bardhi tha se nga ky moment PD nuk e njeh Rebani Jaupin si drejtor të Policisë së Tiranës, duke e konsideruar një kriminel që i ka shpallur luftë qytetarëve.

“Një sjellje kriminale e drejtorit të policisë Tiranë, i cili me urdhër politik të Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje të ligjit. Janë duke fabrikuar fakte duke mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre edhe ish deputetin  Klevis Balliu. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm mos provoko popullin shqiptar. Nga ky moment ne nuk e njohim institucionin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel që i ka shpallur luftë qytetarëve. Luftën do ta marrë mbrapsht. Nga ky moment opozita nuk njeh institucionin e drejtorit të Policisë së Tiranës, do të marrë përgjigjen e merituar”, deklaroi Bardhi.

Ndërkohë, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përgjegjësinë e kaloi te kryeministri Edi Rama, të cilin e paralajmëroi se i ka ardhur “fundi politik”.

“Sa më shumë të shtojë dhunën e presionin aq më i fortë do të jetë reagimi i qytetarëve”, tha ai.

Katër qytetarë, midis tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu, po mbahen në komisariat për shkak të protestës së zhvilluar sot te ‘Unaza e Re’. Protuestuesit u përpoqën të pengonin kalimin e kryeministrit Rama në këtë aks, por ndërhyrja e policisë degjeneroi në përplasje.

Të fundit