Flash News

KRYESORE

Tension në Komisionin e Ligjeve, Flamur Noka rendit skandalet e qeverisë ‘Rama’, deputeti i PS i mbyll mikrofonin

Komisioni i Ligjeve, edhe në këtë mbledhje, nuk ka kaluar pa u shoqëruar me debate dhe replika mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka, ai i cili ndërsa rendiste problematikat e konstatuara ndër vite, që në mandatin e parë qeverisës, pati një përplasje me deputetin e PS, Bashkim Fino.

Deputeti socialist, duke përfituar edhe nga qëndrimi në krah të Nokës, i ka mbyllur mikrofonin , duke tentuar të mos e lejojë të përfundojë denoncimet e tij në komision.

Fino i është drejtuar kreut të komisionit, Ulsi Manja, duke thënë se deputetët e PD flasin duke thënë të njëjtat gjëra.

Megjithatë, Noka ka ndërhyrë sërish për të replikuar Finon, por ky i fundit i ka fikur mikrofonin. Noka nuk e ka përfillur gjestin e Finos, ka rindezur mikrofonin dhe ka vijuar sërish me deklaratat e tij.

“Duam që procesi i çeljes së negociatave të përmbyllet sa më shpejt. Forca juaj politike deri tani nuk ka vënë asnjë tullë në themelet e rrugës evropiane të vendit. Nuk është e rastësishme që në fillimet e opozitës ngritëm alarmin se kanabizimi i vendit, kjo është një pengesë e madhe për celjen e negociatave. Por ju vazhduat duke mbyllur sytë e veshët. Edhe pse në opozitë, jemi më të shqetësuar se ju për fatin e vendimit më 28 qershor”, u shpreh Noka.

 

Të fundit