Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tension në Kuvend/ Edi Paloka spërkat me bojë Edi Ramën, Ruçi e përjashton nga seanca
Sapo ka mbaruar fjalën e tij kreu i PD, Lulzim Basha është tensionuar seanca në Kuvend. Deputeti i PD, Edi Paloka ka spërkatur me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.
Siç duket, Paloka e spërkat me një shiringë me bojë kryeministrin në fytyrë.
Ky moment erdhi pasi kryeministri i kërkoi ndjesë kreut të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri, duke akuzuar Bashën për thyerje të kodit të mikpritjes.
“I dashur miku ynë ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritje por dua të siguroj se fëmiu sa po foli nuk di se çfarë thotë”, tha Rama për fjalën e Bashës i cili më herët ka shfrytëzuar pikën e vetme të rendit të ditës për të lëshuar akuza ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Përveç mortit në Shkup ku humbën jetën 14 persona në një aksident, Basha iu drejtua Talat Xhaferit, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i pranishëm në sallë, duke theksuar se morti i dytë ku ai është i pranishëm sot ka të bëjë me rrëzimin e shtetit dhe demokracisë në Shqipëri.
Pas këtij veprimi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e përjashtoi Palokën menjëherë nga seanca.