Flash News

KRYESORE

Tension në PD, Jemin Gjana ngrihet dhe tenton të godasë sekretaren e partisë

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që ka nisur sot rreth orër 18:00 e po vijon ende me dyer të mbyllura në selinë blu, është shoqëruar me një incident të pakëndshëm këtë të enjte.

Jemin Gjana në debat e sipër, është çuar të godasë Valbona Mezinin, teksa diskutohej për analizën e zgjedhjeve, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetari i partisë.

Burimet brenda PD thanë për “Panorama” se acarimi nisi fill pasi Sekretarja për organazatat partnere në PD ka akuzuar Jemin Gjanën për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti. Ky i fundit ka tentuar ta godasë Valbona Mezinin, por është penguar nga deputetët e tjerë që ishin pranë.

Sherri në PD, Strazimiri shmangu përplasjen e Gjanës me Mezinin, zbulohet çfarë u tha Basha pas grindjes

Të fundit