Flash News

KRYESORE

Tension në qiell, avioni luftarak rus i kalon vetëm një metër larg atij amerikan

Një avion luftarak rus Su-27 u has me një avion amerikan mbikëqyrjeje mbi Detin e Zi gjatë ditës së djeshme, duke bërë që qeveria amerikane të protestojë duke e konsideruar manovrën si “një ndërveprim i rrezikshëm”.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se avioni rus i kaloi vetëm një metër larg në pjesën ballore avionit EP-3 Aries II.

Kjo hasje, që u raportua fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve RIA, që citonte ministrinë e mbrojtjes që thoshte se avioni amerikan, nuk e kishte shkelur hapësirën ajrore ruse.

Të fundit