Flash News

KRYESORE

Tension në sallën ku mbahet gjyqi i Dobrajt, gjyqtari kërkon nxjerrjen jashtë me forcë të deputetëve të PD-së

Tension në sallën ku mbahet gjyqi i Dobrajt, gjyqtari kërkon

Deputetet e Partisë Demokratike të cilët ndodhen brenda sallës së Gjykatës së Tiranes, për të asistuar në seancën në ngarkim të protestuesit Daniel Dobraj po kërkohet prej gjyqtarit të çështjes që të nxirren jashtë.

Siç njofton zyra e shtypit në selinë blu, Gjyqtari ka sjellë rojën e derës dhe po kërkon nxjerrjen e deputetëve jashtë me forcë, por deputetët po refuzojnë. Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim të tillë.

Në sallën e gjyqit, 18-vjeçari Daniel Dobraj është shfaqur me dorën e fashuar çka ka ngritur dyshime se ai është dhunuar nga policia. Dobraj akuzohet se ishte personi i cili gjatë protestës së banorëve të ‘Astirit’ para parlamentit, hodhi kapsollën ku mbeti e plagosur në dorë punonjësja e policisë Ina Nuka.

Të fundit