Flash News

KRYESORE

Tension në ‘Selman Stërmasi’, tifozët e Tiranës futen në fushë dhe u heqin fanellën lojtarëve

Tension në ‘Selman Stërmasi’, tifozët e Tiranës

Barazimi pa gola midis Tiranës dhe Kukësit ka shkaktuar kaos në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në kryeqytet. Tifozët e Tiranës kanë çarë rrethimin e stadiumit dhe kanë hyrë në fushë menjëherë sapo arbitri ka sinjalizuar përfundimin e ndeshjes.

Ata janë drejtuar për te lojtarët e ekipit, të cilëve u kanë kërkuar që të heqin fanellat.

Kaosi ka zgjatur për disa minuta deri në ndërhyjen e uniformave blu, ndërkohë që tifozët janë larguar me vrap drejt tribunës.

Kjo është ndeshja e pestë që Tirana nuk arrin të sigurojë fitore, duke u renditur në vendin e 7 në kampionat, vetëm dy pikë larg nga zona e rrezikut.

Tifozët e zemëruar kanë lëshuar thirrje të shpeshta edhe ndaj drejtuesve të klubit, që i bëjnë përgjegjës për situatën e rëndë ku ekipi i tyre ndodhet prej vitesh.

*Video e publikuar nga 'Panorama'

Tifozet ne fushe on Vidnews.

Të fundit