Flash News

KRYESORE

Tension nga pandemia/ Dorëhiqet ministri i Brendshëm turk, Erdogan i refuzon kërkesën

Tension nga pandemia/ Dorëhiqet ministri i Brendshëm turk, Erdogan i

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu ka njoftuar ditën e djeshme dorëheqjen nga posti, pas kritikave për një shtetrrethim të imponuar papritur gjatë fundjavës, vendim ky që shkaktoi tension mes njerëzve.

Shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, kjo nxiti njerëzit të shkaktojnë rrëmujë nëpër supermarket për të blerë gjërat e nevojshme.

Pas kësaj Soylu tha se do te marrë përgjegjësi të plotë. Ai nënvizoi se nuk ka dashur kurrë të dëmtojë kombin e tij.

"Kombin tim kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj dhe as Presidentin tonë, të cilit do t'i besoj për tërë jetën time. Më falni", është shprehur Soylu në një reagim në rrjetet sociale.

Mirëpo, në komunikatën e presidencës, thuhet se nuk pranohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë Soyle do të vazhdojë detyrën e tij dhe se nuk i është pranuar kërkesa për dorëheqje nga posti si Ministër i Brendshëm.

Të fundit