Flash News

KRYESORE

Tension te Barcelona, mesfushori braktisi stërvitjen para El Clasicos

Tension te Barcelona, mesfushori braktisi stërvitjen para El Clasicos

Situata te Barcelona nuk ka qenë e qetë para "El Clasicos". Arturo Vidal ka shpërthyer kundër trajnerit Ernesto Valverdes. Ky i fundit nuk e konsideron si titullar dhe kiliani u largua nga seanca e fundit stërvitore.

ESPN ka zbuluar se mesfushori nuk ka qëndruar deri në fund dhe ka shmangur goditjet e fundit siç bën zakonisht. Vidal nuk është qetësuar dhe as shokët e ekipit nuk e kanë arritur diçka të tillë.

Kiliani kërkon hapur largimin me Interin që po vëzhgon me vëmendje situatën e tij. Eksperienca e tij pritet t'i japë një dorë të mirë ekipit të trajnerit Antonio Conte.

Të fundit