Flash News

KRYESORE

Tension te Bregu i Lumit/ Gruaja nuk ndihet mirë pas përplasjeve me policinë, dy ish-deputetët e PD i vijnë në ndihmë

Është tensionuar situata në zonën e Bregut të Lumit, pasi policia dhe banorët janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Banorët nuk janë të qartë sa i takon shpronësimeve dhe kanë kundërshtuar aksionin e policisë për shembjen e 38 shtëpive, në kuadër të Bulevardit të Ri.

Pak minuta më parë, një grua, banore e zonës nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.

Ajo është rrethuar nga banorët dhe të njohurit e saj për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe dy ish-deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Ata janë munduar të qetësojnë vajzën e gruas, e cila ka shpërthyer në lot e ulërima.

Ndërkohë, banorët e tjerë kanë qëlluar me gurë fadromat, për të kundërshtuar aksionin e shembjes së banesave të tyre, pasi nuk janë të qartë për shpronësimin e shtëpive të tyre.

Të fundit