Flash News

KRYESORE

Tension te Bregu i Lumit, policia dhe fadroma herët në mëngjes për të shembur banesat

Tension te Bregu i Lumit, policia dhe fadroma herët në mëngjes

Është tensionuar që në orët e para të mëngjesit situata te Bregu i Lumit në Tiranë.

Policia dhe fadroma kanë shkuar që herët në mëngjes për të shembur 38 shtëpitë e planifikuara, në sajë të projektit për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen, pasi siç thonë ata, nuk janë të qartë për formën e shpronësimit të banesave.

Të pranishëm, ashtu si edhe dje, pritet të jenë edhe dy ish deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Një ditë më parë, aksioni për shembjen e shtëpive u shoqërua me përplasje të forta mes policisë dhe banorëve, ndërsa këta të fundit nuk kanë lejuar të ndërhyhet.

Të fundit