Flash News

KRYESORE

Tension te Juridiku, studentët përplasen me personelin e sigurisë: Për sa rrogë je këtu, drejtësinë s’na e tregoni dot ju

Tensionohet situata te Fakulteti i Drejtësisë. Disa studentë janë përplasur me personelin e sigurisë së fakultetit, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar të rinj të tjerë që t’u bashkohen vendimit për ngujim në ambientet e brendshme të fakultetit.

Rreth 100 studentë po qëndrojnë prej mëngjesit në ambientet e brendshme dhe në shenjë proteste kanë bllokuar të gjitha hyrjet e fakultetit me karrige, ndërsa kalimi brenda bëhet vetëm përmes dritareve të katit të parë.

Siç duket edhe nga fotot, pak minuta më parë studentët u janë drejtuar policëve që të mos ndërhyjnë në nismën e tyre, pasi siç thonë ata janë studentë të drejtësisë dhe janë në dijeni të asaj që përbën shkelje ose jo.

“Drejtësinë nuk na e tregoni dot ju, ku e keni uniformën, ku e keni bexhin identifikues”, u shpreh një student, ndërsa një tjetër e pyet një tjetër polic se për sa pagë po qëndron pranë dritares së fakultetit për të penguar protestën e studentëve.

Mesa duket, studentët kanë vendosur të ndërrohen mes tyre me “turne”, për të mos ndërprerë në asnjë moment ngujimin në ambientet e fakultetit.

Ata kanë vendosur të qëndrojnë në këtë formë deri të dielën.

Të fundit