Flash News

KRYESORE

Tensione në delegacionin e Kosovës, Haradinaj del kundër marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Washington

Tensione në delegacionin e Kosovës, Haradinaj del kundër

Pak orë para se të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Gazeta Express shkruan se ka tensione në palën kosovare.

Ramush Haradinaj kërkon që të refuzohet marrëveshja brenda delegacionit të Kosovës në Uashington nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij.

Kreu i AAK, Haradinaj, pjesë e koalicionit Qeverisë, mësohet se po bën presion te kryeministri Hoti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen, por nuk ka detaje mbi arsyen.

Nga partia e Haradinajt, si pjesë e delegacionit ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, si dhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, e cila po ashtu përfaqëson edhe AAK’në.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të takojë bashkë Vuçic e Hotin, në një takim pa mediat.

Marrëveshja Kosovë – Serbi prietet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Uashington, që i bie të jetë ora 17.00 pasdite.

Të fundit