Flash News

KRYESORE

Tensione në Kombëtaren Franceze, Deschamps kritikon Dembelen para sfidës me Uruguajin

Tensione në Kombëtaren Franceze, Deschamps kritikon Dembelen para

Franca është duke u bërë gati për ndeshjen çerek-finale ndaj Uruguait, e cila do të luhet të premten në orën 16:00.

Në konferencën për media, trajneri i Francës, Didier Deschamps, kakritikuar talentin Ousmane Dembele, i cili një vit më parë kishte refuzuar të stërvitej me Borussia Dortmundin për tu transferua te Barcelona, gjë të cilën e bëri në fund gushtit.

“Ishte një sjellje e papranueshme. Sjellja e Dembeles ka shkaktuar probleme te Dortmundi, por edhe te bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Francës. Atë kohë nuk e kam ftuar në ekip Dembelen, pasi ai nuk po stërvitej. Nuk mund të tolerojmë sjellje të tilla për lojtarët tanë”, ka thënë Deschamps për gazetën gjermane Sport Bild.

Këto deklarata të Deschamps mund të prishin atmosferën në skuadër në një fazë delikate për Francën, e cila kërkon të kalojë në gjysmëfinale të Botërorit, për herë të parë që nga viti 2006.

Të fundit