Flash News

KRYESORE

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë në foltore, Ruçi-Bashës: Bëj liderin jo bodyguard-in

Vetëm pak minuta pas nisjes së seancës së parë plenare për 2018, kryetari i Parlamenti ka kërkuar ndërprerjen e saj.

 Pas fjalës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë ai i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Në këtë moment ka ndërhyrë Ruçi i cili ka ndërprerë fjalën e tij. Kjo gjë i ka mërzitur demokrat dhe në mbrojtje të Spahos është afruar pranë foltores kreu i demokratëve Lulzim Basha dhe deputet të tjerë demokratë.

Kaq ka mjaftuar që kryetari i Kuvendit ti drejtohet me ironi Bashës.

“O kryetar pse ngrihesh, ulu o kryetar, bej liderin, ulu more poshtë, bëj liderin mos bëjë bodyguard-in”.

Pas këtij momenti Ruçi ka ndërprerë për 5 minuta seancën.

 

 

Të fundit