Flash News

KRYESORE

Tensionet fizike te Gjykata e Tiranës/ Rinis seanca për 23 protestuesit, në sallë u lejua vetëm një deputete e PD

Tensionet fizike te Gjykata e Tiranës/ Rinis seanca për 23

Pas tensioneve dhe konfrontimeve fizike në derën e brendshme të Gjykatës së Tiranës seanca për 23 protestuesit u ndërpre për disa minuta.

Shkak u bënë tensionet dhe përplasjet fizike mes deputetëtve të opozitës dhe policisë. Madje, Edmodn Spaho mbeti i lënduar dha u gjakos në pjesën e fytyrës.

Para pak minutash seanca ka rinisur sërish për masën e sigurisë ndaj 23 personave të arrestuar në 1 prill në Kukës. Ishin avokatët ata të cilët kërkuan ndërprerjen e seancës, për shkak të pranisë së madhe të policisë në sallë.

Ndërkohë, mësohet se në sallën e gjyqit është lejuar të marrë pjesë vetëm njëra nga deputetët e PD, Albana Vokshi, ndërsa deputetët e tjerë janë nxjerrë jashtë godinës.

Në sallë po ashtu nuk janë lejuar edhe operatorët e mediave.

 

Të fundit