Flash News

KRYESORE

Tensionet Greqi-Turqi, Erdogan shprehet i gatshëm të takohet me Mitsotakis: "Oruc Reis" do rikthehet në det për të vijuar kërkimet

Tensionet Greqi-Turqi, Erdogan shprehet i gatshëm të takohet me

Tensionet Greqi-Turqi vazhdojnë ende të jenë "të nxehta" për kufirin e ujrave detar, ndërkohë që së fundmi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shprehur i gatshëm të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Nuk e kam problem të takohem me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis. Rëndësi ka çfarë do të diskutojmë dhe në çfarë konteksti do të takohemi“tha ai.

Lidhur me anijen kërkimore turke "Oruc Reis" e cila u kthye në Antalia, Erdogan tha se sapo të mbarojë remontin do të rikthehet në det për të vijuar kërkimet.

Presidenti turk kishte një mesazh edhe për homologen greke, Katerina Sakellaropoulou.

Nëse Presidenti i Greqisë vjen në Kastellorizo ​​dhe demonstron fuqinë e tij, atëherë ne do të bëjmë edhe më shumë“.

Konflikti turko-grek vijon për kufirin detar në Mesdheun lindor, ndërsa as ndërhyrja e NATO-s për të ulur palët dhe tentativat nga SHBA dhe Gjermania nuk kanë mundur që të ulin tensionet mes dy vendeve.

Të fundit