Flash News

KRYESORE

Tensionet me Ramën, Ademi: Kam kohë që nuk merrem më me kryeministrin

Tensionet me Ramën, Ademi: Kam kohë që nuk merrem më me

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka folur për tensionet e saj me Ramën, teksa ka theksuar se tashmë ka kohë që nuk merret me kryeministrin.

Në një intervistë për PolitikOn me gazetarin Alfred Lela, Ademi shprehet se ka arritur në konkluzionin se debati i kryeministrit nuk qëndron mbi të vërteta dhe i ngjan një stisjeje që sipas saj, nuk ka një vlerë publike.

Më tej ajo thekson se nuk ka pasur mirëkuptimin dhe dëshirën për tu qasur, teksa ka kërkuar gjithmonë të diskutohet për çështje që kanë lidhje me të drejtat e qytetarëve.

"Unë kam kohë që nuk merrem më me kryeministrin. Tashmë gjykoj që nuk ka një vlerë të shtuar për publikun, një debat që nuk qëndron mbi të vërteta, i ngjan një stisje që unë mendoj se për çfarë duhet ti përgjigjem kur nuk ka një vlerë publike dhe nuk bën sens. Në këtë konkluzion kam arritur. Sigurisht në debatet e fillimit unë i marr të gjitha çështjet me seriozitet. Duke i marr gjërat me pozitivitet dhe me përgjegjësi, edhe me lirinë që personalisht më karakterizon, jam përpjekur ti them të vërtetat ashtu sikurse i di apo të mbroj interesin e qytetarëve.

Nuk kam pasur mirkuptimin dhe nuk kam pasur as dëshirën për të kuptuar apo për tu qasur. Në çdo rast kam diskutuar për çështje që lidhen me të drejtave të qytetarëve. Një ndër problemet kryesore që gjykoj që kam bërë mirë dhe që vijoj të insistoj edhe sot ka çështja e mbrojtjes së pronave , çështja e të drejtave të njeriut , apo çështje që lidhen me të qenurit të barabartë për aksesimin e fondeve që nuk e kemi apo qasjen politike përkundrejt një bashkie ndaj një tjetre për arsye vetëm të krahëve politikë.

Teksa është pyetur nëse Bashkia Shkodër është e persekutuar nga qeverisja qendrore, Ademi ka pohuar se këtë gjë e thonë disa organizata ndërkombëtare si edhe shifrat, teksa vë theksin tek korrupsioni, që sipas saj, në Shkodër nuk ka pasur hapësirë.

Lela: A është e persekutuar Shkodra në këtë kuptim nga qeverisja qendrore?

Nuk e them unë, e ka thënë BIRN disa herë, disa institucione ndërkombëtare, flasim dhe shifrat. Shkodra ka kapacitete të mira kur bëhet fjalë për projektimin e zhvillimit të saj, por nuk kanë parë dritën e mbështetjes dhe kjo është një ndër vështirësitë që kemi pasur.

Problem tjetër i madh është edhe përballja me korrupsionin, ne nuk jemi bashkia që paguajmë haraçin për të pasur fonde. Kemi refuzuar gjithmonë pjesën që lidhet me manipulimin e fondeve publike kur bëhet fjalë investime. Kjo nuk ndodh në Shkodër sepse përpiqemi të zbatojmë me rigorozitet ligjin. Por në shtetin tonë infomaliteti në zbatimin e ligjit është shum i madh. Ky është shkatërrimi më i madh që qeveria i ka bërë shtetit tonë.

Të fundit