Flash News

KRYESORE

Tensionet në Bjellorusi, Rama: Të mësojmë të nxjerrim mësime nga gabimet

Tensionet në Bjellorusi, Rama: Të mësojmë të nxjerrim

Gjatë mbajtes së fjales së tij në mbledhjen e posacme të Këshillit të Përhershëm të OSBE për situatën në Bjellorusi, Kryeministri Rama ,deklaroi se ishte i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tij.

Nën statusin e kreut të OSBE, Rama tha se ëshë anagazhuar në një dialog konstruktiv me ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën në Bjellorusi.

Duke përmenduar zhgënjimin me situatën në Ukrainë, Rama shtoi se kryesia beson se “marrëveshjet duhen respektuar nga të gjitha palët dhe duhet që përmes dialogut të përcaktojmë të ardhmen”.

“Jemi angazhuar në një dialog konstruktiv me ndërkombëtarët. Dialog konstruktiv që mund të ndihmojë në zgjedhjen e krizës. Kjo nuk është imponim i OSBE mbi Bjellorusinë. Bjellorusia si një anëtar aktiv, sovran, i komunitetit tonë. Kjo kërkesë vjen nga një organizatë që ofron konsolidim. Besoj fort se këto së bashku e bëjnë OSBE të jetë në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë.

E di se disa kanë ngritur çështjen e marrëveshjes së Ukrainës, ajo që erdhi më pas nuk ishte ajo çka u ra dakord. Le të jemi të kujdesshëm që mos të nisim lojën e fajit që nga ajo kohë. Për shkak të zhgënjimit, le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimi. Jam i ndërgjegjshëm për detyrën për të qenë përfshirës, më lini ta shfrytëzoj. Kryesia shqiptare do t’i qaset kësaj përpjekje pa asnjë agjendë.

Ne do të sigurohemi që të mbetet kështu miqtë tanë. Kryesia beson se çdo marrëveshje duhet respektuar nga të gjitha palët. Diçka duhet të jetë e qarrtë e të gjithë duhet të bien dakord, duhet të ketë një përmirësim të menjëhershëm në situatën e të drejtave të njeriut. Jo në të ardhmen, por tani. Është e pakonceptueshme që të mendohet që të ketë një proces dialogu, ku një prej palëve është kundër. Ua detyrojmë burrave, grave dhe fëmijëve të Bjellorusisë, që zërat e tyre të dëgjohen. Ata përmes dialogut të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha Rama.

Të fundit