Flash News

KRYESORE

Tensionet në Gjykatën e Tiranës, deputeti i PD sulmon Ramën: Dhjaksi ka etje për pushtet, rrethon veten “me të fortë” e “çuna me lekë”

Tensionet në Gjykatën e Tiranës, deputeti i PD sulmon Ramën:

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Tiranës, ku deputetët e opozitës u konfrontuan fizikisht me policinë, pasi këta të fundit nuk i lejuan të hyjnë në sallën e të ndiqnin seancën  për masën e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit Rama lidhur me këtë përplasje, duke e cilësuar atë një “Dhjaks alias...”.

Sipas Boçit, Rama ka etje të vazhdueshme për pushtet dhe e rrethon vetën vetëm me “çuna me tuta”, “me të fortë”, me “çuna me lekë” si elementë sigurie.

REAGIMI I PLOTË

DHJAKSI alias...

Dhjaksi gjithmonë hiqet.

Bën dhe merr poza trimi, por asnjëherë nuk ja mban. Hipokrizia është armatura më e mirë e perfeksionuar për shkak të mbijetesës.

Dhjaksi ka shumë etje për pushtet. Kjo për arsye të pasigurisë që ndjen në mënyrë permanente.

E rrethon veten me “çuna me tuta”, “me të fortë”, me “çuna me lekë” si elementë sigurie.

Dhjaksi është njeriu më bukëshkalë.

I përdor të gjithë për shkak të frikës që nuk i ndahet. I fut në sherr, i përplas dhe më pas bën “zgjidhësin e problemit”.

Dhjaksi nuk mban fjalë.

Shet miqtë shokët, sepse dikush i momentit i duket më i fortë se i mëparshmi.

Përdor çdo gjë që mundet për veten e tij. Mikun, komshiun, shtetin, gjykatën e çfarë të ketë në dorë.

Dhjaksi është propagandues “i shkëlqyer”.

Kapërcen nga dega në degë, mashtron, bën sikur, teatron e nuk skuqet e as zverdhet.

Dhjaksi nuk ka turp.

Sepse ka vetëm frikë. Shaje nuk i bën përshtypje. Foli seriozisht ai qesh. Vetëm kur ndjen kërcënimin humb cdo arsye.

Dhjaksi është gjithmonë arrogant.

Tmerri që e pushton e shtyn gjithnje e më shumë drejt harbutërisë të pushtetit që i jepet.

Dhjaksi i ka të domosdoshëm aksesorët. Është i paplotësuar prandaj.

I duhet një vizë “të ndjehet guximtar”. I duhet kostum me atlete të ndjehet i veçantë, për të bërë përshtypje, për t’u dukur.

Dhjaksi nuk as atdhe, as familje, as të ardhme.

Ka vetëm veten e tij dhe është i lidhur përjetësisht me frikën e tij.

Dhjaksi është njeriu më i pavlerë.

Largimi i Dhjaksit nga pushteti i tij i frikës, është detyrë qytetare.

Të fundit