Flash News

KRYESORE

Tensionet në Kakavijë, Drejtori i Kufirit të Gjirokastrës: Presim njoftim pozitiv nga pala greke

Tensionet në Kakavijë, Drejtori i Kufirit të Gjirokastrës:

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, Arben Jaco, është shprehur ditën e sotme në një deklaratë për mediat se kuota prej 750 personash për të kaluar nga pika kufitare është drejt limitit.

Teksa ka folur nga Kakavija, Jaco ka deklaruar se deri tani kanë kaluar rreth 700 persona, teksa pritet një njoftim pozitiv nga pala greke.

”Nga nesër me test COVID-19 negativ, dhe nr. Limit prej 750 personash që duhet të përmbushin kriteret. Dhe këto kritere vijojnë deri në njoftim të dytë. E njëjta gjë lidhet dhe me Kapshticën, të njëjtat kritere, aty do të jetë 300 limiti. Aktualisht aty është pezulluar kalimi për në  Greqi.

Po vijojmë normalisht. Presim njoftimin nga pala greke. Dhe jemi gati të përballojmë fluksin. Nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigjie pozitive.

Nga dita e nesërme s’lejohet asnjë shtetas shqiptar rezident në Greqi pa test Covid negative. Deri tani jemi në limitet, rreth 700-ës. Presim konfirmim pozitiv nga palat greke për vijim të punës”, tha Jaco.

Të fundit